Disponojmë kamionë me ceradë, me të cilët kryejmë transportin e dërgesave, duke siguruar kushte optimale për transportin e mallrave Tuaja. Këta kamionë janë të pajisur me rampa për ngarkim dhe shkarkim, si dhe me transpalleta manuale, duke zvogëluar kështu shpenzimet për angazhimin shtesë të pirunëve ngritës ose të fuqisë punëtore. Flota jonë përbëhet nga automjete me kapacitet prej 45 m³, 50 m³, 100 m³ dhe 118 m³, me tonazh nga 2,5 t deri në 24 t.
Për t’i përmbushur nevojat e përditshme të transportit, nuk Ju nevojiten vetëm automjete të fuqishme, por edhe zgjidhje të plota. Për këtë Ju nevojitet një partner profesional, i cili do të jetë në anën Tuaj dhe do t’Ju ofrojë një portofol të tillë shërbimesh. “Solo Prevoz” Ju garanton transport inovativ dhe ekonomik. Shërbime që mund të kombinohen individualisht dhe që janë efikase deri në detajin e fundit.
✮ Transport vendor (në territorin e Republikës së Maqedonisë);
✮ Linja të rregullta transporti dhe dërgesa të përbashkëta (individuale) nga Maqedonia, Serbia, Kosova, Shqipëria dhe Bullgaria;
✮ Komunikim 24-orësh me automjetet;
✮ Pozicionim me GPS dhe gjurmim i automjeteve në çdo kohë;
✮ Sigurim i plotë CMR për të gjitha automjetet;
✮ Komunikim i shkëlqyer me bashkëpunëtorët tanë;
✮ Parimi i punës “Know-how”;
✮ Zgjidhje të plota logjistike;
✮ Dorëzim i dërgesave deri në destinacionin përfundimtar;
✮ Shoferë të licencuar për transportin e dërgesave ADR;
✮ Dokumentacion i plotë, leje dhe miratime të lëshuara nga ministritë dhe organet e tjera;
✮ FTL (Full Truck Load) – ngarkesa të plota kamioni;
✮ CTL (Collective Truck Load) – transport i përbashkët.
